Lajme

Tensionohet debati, Bashota e Elezi “kapen keq”, ja për çfarë! Përmendet edhe presidenti Thaçi!

10/02/2017 21:20
nga:Gazeta Blic

Nivelet e shkollimit, kanë qenë pikënisje e tensionimit të ndërmjet kandidatit për kryetar të Komunës së Klinës nga radhët e PDK-së Sokol Bashota dhe kandidatit nga VV për kryetar të kësaj komune Ibër Elezi.

Bashota, gjatë deklarimit të tij në një moment e ka ngacmuar kundërkandidatin e tij Elezi, duke ju drejtuar si “studijues”.

Pas kësaj ka replikuar Elezi, duke u deklaruar me mburrje se dëshiron gjatë jetës së tij të thellohet në studime e jo të mbetet në nivel të njetë të shkollimit me Bashotën, i cili siç deklaroi ai është vetëm shkollimi i mesëm.

Ende pa përfunduar fjalën kandidati për kryetar të Klinës Elezi, ka reaguar Bashota duke e arsyetuar këtë nivel të shkollimit të tij rrethanat në të cilat ndodhet vendi. Ai ka thënë se në atë kohë ishte burgosur.

Pas kësaj, akuzat ndër mjet tyre kanë kaluar në një nivel tjetër, Elezi ka thënë se kundërkandidati i tij Bashota ka përkrahje të madhe nga Presidenti i vendit Hashim Thaçi, por një gjë të tillë e ka mohuar vet ai.

Më poshtë mund të shihni replikimin e tyre të ashpër:

Zgjedhjet lokale janë përcaktuar të mbahen më 22 tetor.

10/16/2017 20:29

Rrobat e viktimave të luftës në Kosovë ruhen në kushte më të mira