Geek

Televizori më i madh në botë 4K kushton më shtrenjtë se shtëpia juaj

06/15/2017 13:56
nga:D.I

Televizori C Seed 262 me rezolucion 4K është më i shtrenjti në botë. Ky televizor monstruoz prej 262 inç ose 6.14 metra me siguri se kushton më shtrenjtë se sa shtëpia e dikujt, transmeton KosovaPress.

C Seed 262, pajisje e kompanisë austriake, mund të blihet vetëm nga njerëz me “xhep të thellë”. Në fakt, vetë televizori kushton 539.000 dollarë amerikan, ndërsa instalimi i programit për pajisjen për blerësit do të kushtojë 38.500 dollarë.

Kjo do të thotë se ky TV do të kushtojë më shtrenjtë se sa një banesë në Nju Jork. Televizori ka dhjetë mikrofona të integruar të tipit 9.1, si dhe rezolucion të lartë të fotografisë prej 4096 x 1716 piksel. Televizori është i lartë 2.57 metra. Ata që janë të interesuar të blejnë këtë televizor duhet të blejnë edhe bartësit e fuqishëm për mur, pasi që C Seed 262 peshon 800 kilogramë. Shitja e televizorit fillon kësaj vere.