Geek

Telefonat Windows përbëjnë vetëm 0,1 për qind të tregut

07/19/2017 14:40
nga:M H

Telefonat Windows kanë rënë në pikën më të ulët të pjesëmarrjes në treg, pasi që sipas hulumtimit më të ri IDC, Windows Phone OS tash përbën vetëm 0,1 për qind të tregut.

IDC pret që shitja gjatë këtij viti të shënojë rënie 80,9 për qind, në gjithsej 1,1 milion modele të shitura, transmeton KosovaPress.

Arsyeja e rënies së interesimit për Windows Phone është mungesa e partnerëve të ri të harduerit dhe mungesa e entuziazmit për këtë lloj platforme.

Sipas të dhënave, Android vazhdon dominimin në treg me rreth 85 për qind, ndërsa IDC parashikon që shitja mesatare e telefonave Android të bie nga 220 dollarë në tremujorin e parë të këtij viti në 198 dollarë deri në vitin 2021.

Apple iPhone këtë vit do të ketë rritje 3,8%. IDC konsideron se këtë vit pritet të shiten 223,6 milionë njësi, derisa vitin e ardhshëm shitja pritet të shënojë ngritje në rreth 240 milionë telefona.

12/14/2017 17:46

Kosova do të përmbushë kërkesat për tregun e përbashkët energjetik rajonal