Lajme

Të shtëna armësh në Prishtinë, pamjet nga vendi ku ndodhi përleshja ndërmjet dy grupeve (Foto/Video)

04/12/2017 22:57
nga:Gazeta Blic

Në orët e vona të mbrëmjes, siç kanë shkruar mediat vendase, në rrugën “UÇK” në Prishtinë ka ndodhur një përleshje ndërmjet dy grupeve, e cila ka pasuar edhe me të shtëna armësh.

Siç kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës, incidenti ka ndodhur rreth orës 21.27.

Po sipas Policisë, njësia policore ka arritur në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur sipas tij, në dy gëzhoja dhe një fishek të pa shkrepur.

Sipas informacioneve të para, nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

Ndërkohë mediat kanë publikuar pamje nga vendi ku ka ndodhur incidenti.


Te shtena ne Prishtine by GazetaExpresscom

 

10/16/2017 20:29

Rrobat e viktimave të luftës në Kosovë ruhen në kushte më të mira