Sporti

A do të kualifikohet United në Ligën e Kampionëve? Kjo është deklarata e Mourinhos

03/19/2017 17:33
nga:L H

Jose Mourinho ka folur për shanset që United ka për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka folur rreth gjasave që skuadra e tij ka për kualifikim në Champions, pas fitores në fundjavë ndaj Middlesbrough, transmeton Gazeta Blic

‘Djajtë e Kuq’ triumfuan me rezultat 3:1 si mysafir i Middlesbrough të dielën, për t’u ngjitur në pozitën e pesët në tabelë, duke rritur kështu shpresat për përfundim në top-katërshe në Premierligë.

Sipas portugezit, United ka “dy dyer të hapura” për kualifikim në Champions League, pas fitores së rëndësishme në kampionat.

“Jam super i lumtur”, tha Mourinho pas ndeshjes për ‘BBC Sport’, përcjell Gazeta Blic

“Kemi dy dyer të hapura për futboll në Ligën e Kampionëve, kështu që do të provojmë të fitojmë Europa Ligën dhe do të synojmë përfundimin në top-4 në Premierligë, dhe të shohim çfarë do të ndodh”, theksoi ai.

10/17/2017 16:14

Mourinho bën gati super-përforcimin e radhës, kushton 40 milionë euro (Foto)