Lajme

A do të kërkoj LDK dorëheqjen e Isa Mustafës, flet Agim Veliu

06/13/2017 13:56
nga:D.I

Lidhja Demokratike e Kosovës, në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit për herë të parë mund të renditet në vend të tretë. Partia e Isa Mustafës rrezikon të përfundoj partia e tretë në vend për herë të parë prej themelimit.

Të pakënaqur me këtë rezultat disa zëra brenda LDK-së po kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Në anën tjetër, i kontaktuar nga ‘Indeksonline’, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka thënë se LDK po pret çertifikimin e rezultateve zgjedhore për të vendosur për hapat e radhës.

“Po i presim rezultatet përfundimtare, çertifikimin e tyre pastaj si zakonisht ulemi dhe e bëjmë një vlerësim të zgjedhjeve dhe dalim më qëndrim. Tani për tani nuk mund të them asgjë, sepse nuk është koha tani”, ka thënë Veliu.

Tutje, Veliu ka thënë se ata qe po e kërkojnë dorëheqjen e Mustafës duhet t’i shkojnë rezultatet në vendin e tyre.

Për Shpejtim Bulliqin ka thënë se ai ka humbur në fshatin e tij ku jeton.

“Ata qe po e kërkojnë dorëheqjen e Mustafës duhet t’i shikojnë rezultatet në vendin e tyre. Z. Bulliqi ka humb në fshatin e tij ku jeton. LDK ka humbë në fshatin e Bullqit. Ai është anëtar Këshillit të Përgjithshëm dhe anëtar i Kryesisë se degës dhe ka humbur në fshatin e tij ku jeton aktualisht”, ka shtuar Bulliqi.

Moskandidmi i LDK-së, për deputet, sipas tij, nuk e arsyeton për këtë humbje.

Lidhja Demokratike e Kosovës bashkë me AKR-në dhe Alternativën në zgjedhjet e se dielës kanë marrë vetëm 25.7% të votave.

11/22/2017 23:36

Besa Gaxherri paralajmëron Lëvizjen Vetëvendosje, për Prishtinën!