Fit&Sexy

Të gjithë e hedhim fundërrinën e kafesë pasi e pijmë, por ja çfarë duhet të bëni…

03/20/2017 11:31
nga:D.I

Nuk ka asnjë gjë më të mirë sesa një filxhan i ngrohtë me kafe në mëngjes. Kafja është për shumë njerëz elementi më i mirë që mund të konsumojnë në mëngjes për t’ua nxjerrë gjumin apo për të nisur ditën mbarë.

Për shumë të tjerë është shndërruar në një ritual të përditshëm, pa të cilën nuk ngrihen dot nga krevati.Por kafja është diçka më shumë sesa një aromë dhe shije e mirë për mëngjesin. Tek ajo mund të gjeni edhe shumë përfitime të tjera, veçanërisht tek llumi, që zakonisht e hedhim poshtë. Ja cilat janë pesë përdorimet alternative të llumit të kafes.

1. Eliminues bakteresh/parazitësh Llumi i kafes mund të përdoret për të eliminuar parazitët ose bakteret nga çdo ambient në shtëpinë tuaj. Mjafton të spruconi pak llum kafeje në zona të caktuara të shtëpisë ku mendoni se keni parazitë apo baktere dhe do të vini re se ato do të largohen.

2. Mjet për pastrim Nëse enët ju janë bërë shumë të palara, llumi i kafes do t’jua zgjidhë problemin. Fërkojeni në enë të cilën dëshironi ta pastroni, por kujdes që të mos e thithë ngjyrën. Gjithashtu, nëse dëshironi që mobiliet e drurit t’i bëni të shkëlqejnë, përzieni llumin me ujë, lyeni mobiliet dhe lërini të veprojë disa çaste, pastaj fshijeni me leckë të pastër.

3. Maska për flokë Fërkojeni llumin në flokë para se t’i bëni me shampo dhe lërini pak të qëndrojë dhe pastaj lajini me ujë.

4. Llum kafeje për të reduktuar celulitin dhe jo vetëm Përzieni në një tas llumin e kafes së ngrohtë me një lugë vaji ulliri ose bajamesh apo edhe arrash. Ndërkaq, zonat e lyera me këtë “krem” mbështillini me një qese kuzhine dhe lërini ashtu për 5 minuta. Pasi ta keni hequr qesen, qetësohuni me një dush të ngrohtë. Përsëriteni këtë proces dy herë në javë.

5. Për të ushqyer bimët Shumë bimë kanë nevojë për plehun e duhur kimik dhe për sasinë e duhur të ujit për të mos u tharë apo për të mos u dëmtuar nga dielli, ndërsa bimë të tjera kanë nevojë për gjëra të tjera. Për shembull, në kopshtin tuaj mund të keni bimë të cilat kanë nevojë për më shumë acid. Të tilla bimëve u bën shumë mirë llumi i kafes. Mjafton të derdhni pak llum rreth rrënjës së bimës. Do të habiteni nga rezultatet.

12/15/2017 20:26

Kafeja dhe veshkët, çka thotë studimi i ri?