Lajme

Takohen Haradinaj e Rama, flasin edhe për krijimi e institucioneve

08/05/2017 19:45
nga:F.B

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëherësh kandidat i PAN-it, për kryeministër të vendit, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme është takuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Këtë takim për Express e ka konfirmuar partia e Haradinjat.

Ramush Haradinaj e Edi Rama sot kanë pirë kafe së bashku. Ata më këtë rast kanë bërë edhe një fotografi.

Por, përtej kësaj kandidati i PAN’it, për kryeministër të vendit, Ramush Haradinaj dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk e kanë lënë anash edhe diskutimin rreth krijimit të institucioneve të Kosovës.

Anëtari i kryesisë së AAK’së, Muharrem Nitaj e ka konfirmuar për Express këtë takim dhe ka treguar se është biseduar edhe për situatën aktuale politike në Kosovë.

“Krejt çka mundem më thënë është se nuk është kapërcyer as tema e krijimit të institucioneve të Kosovës dhe rëndësisë që ka ky proces për vendin”, ka thënë Nitaj.

 

10/22/2017 18:30

Edi Rama ka një paralajmërim serioz!