Cult

‘Takim me poezinë’ në Ditën Ndërkombëtare të Poezisë

03/18/2017 19:06
nga:Gazeta Blic

Dritëro Agolli, Ali Asllani, Azem Shkreli, Ali Podrimaj, Fatos Arapi, Din Mehmeti, Ndoc Gjetja e Sadik Bejko, janë vetëm disa nga emrat e poetëve, poezitë e të cilëve do të lexohen në këtë takim letrarë, shkruan KultPlus.

Më 21 mars në Dita Ndërkombëtare e Poezisë do të mbahet aktiviteti “Takim me poezinë” e 36 poetëve më të mirë shqiptarë, botuar në kolanën “Kambana” nga Botimet Toena ndër vite, ata janë: Dritëro Agolli, Ali Asllani, Azem Shkreli, Ali Podrimaj, Fatos Arapi, Din Mehmeti, Ndoc Gjetja, Sadik Bejko, Niko Kacalidha, Natasha Lako, Mihal Hanxhari, Bardhyl Londo, Basri Capriqi, Esad Mekuli, Enver Gjergjeku, Sali Bashota, Sulejman Mato, Eqrem Basha, Faslli Haliti, Moikom Zeqo, Rexhep Ferri, Rrahman Dedaj, Demir Gjergji, Vorea Ujko, Linditë Ahmeti, Flutura Açka, Skënder Rusi, Teodor Keko, Agim Vinca, Petrit Ruka, Mirela Syla, Hiqmet Meçaj, Valdete Antoni, Koci Petriti, Halil Qendro e Qerim Skënderaj.

Ky aktivitet është organizuar nga Instituti i Librit dhe i Promocionit në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë, Botimet Toena dhe Gjimnazin “Sami Frashëri”, në prag të Edicionit III të Festivalit Letrar për të Rinj “Tirana 2017” dhe Ditës Ndërkombëtare të Poezisë.

Ky aktivitet mbështetet edhe nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë, e cila mundëson praninë e kuartetit të harqeve “Tinguj dhe monumente”, i cili do të performojë gjatë aktivitetit.

Poezia e zgjedhur e çdo poeti do të recitohet nga një prej nxënësve të gjimnazit “Sami Frashëri”.

“Takime me poezinë” mbahet më 21 mars në ora 11:00, te Reja.