Lajme

Tahiri tregon prioritet e tij për zhvillimin e Vushtrrisë

10/12/2017 21:56
nga:Gazeta Blic

“Prioritet im i parë dhe themelor do të jetë që të udhëheq komunë të hapur, transparente, që qeveriset me rend dhe ligj; komunë që i shërben qytetarit”

Xhafer Tahiri, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, ka thënë se synon që qyteti në mandatin e tij të qeveriset në mënyrë transparente dhe sipas rendit e ligjit.

Ai ka deklaruar se do të punojë edhe në zhvillimin e bujqësisë, në arsim më cilësor dhe në mundësi më të mëdha për të rinjtë, njofton Klan Kosova.

“Prioritet im i parë dhe themelor do të jetë që të udhëheq komunë të hapur, transparente, që qeveriset me rend dhe ligj; komunë që i shërben qytetarit”.

“Do ta nisim me zhvillim të qytetit. Ne kemi paraparë treg modern, analizë toke dhe subvencionim të bujqve. Do të hapim edhe qendrën inovative për të rinjtë, si inkubator biznesi”.

“Do të kemi motivim të mësimdhënësve, çerdhe të reja. Digjitalizm të shkollës dhe shujtë për nxënësit. Kemi paraparë Qendrën Historike për Vushtrrinë”.