Lajme

Tahiri thotë se partitë po blejnë kohë për zgjedhje të reja!

08/13/2017 20:11
nga:Gazeta Blic

Analistët në vend thonë se mungesa e dialogut politik ka bërë që vendi të hyjë në krizë. Ata nuk i përjashtojnë as zgjedhjet e parakohshme të cilat mund të mbahen bashkë me ato lokale.

Zgjedhjet lokale bashkë me ato të përgjithshme po i sheh si dalje nga kriza aktuale analisti Ramush Tahiri.

Ai tha për televizionin publik se bazuar në situatën momentale, kur ende nuk ka mundur të formohet kuvendi, partitë politike nuk kanë vullnet që gjërat të zhvillohen ndryshe.

Sipas tij PAN, por edhe partitë tjera janë fajtore për bllokadën politike.

Tahiri kërkesën e PDK-AAK-Nismës për takime shtesë konsultative po i sheh si diçka tjetër dhe jo mungesë numrash për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit apo nënkryetarëve por edhe të Qeverisë.

“Duket se këto janë arsyetime formale dhe duket që është blerje kohe dhe jo sikur thuhet në opinion për t’i bërë numrat, sepse numrat asnjëherë askush nuk e di a i kanë numrat. Por duket se po blehet koha për ta qu vendin në zgjedhje dhe kjo kohë për shkak të shpenzimeve dhe të organizimit duhet të jetë në datën që janë zgjedhjet lokale”, tha Tahiri.

11/20/2017 20:09

Reflekton PDK, shpall zgjedhjet e brendshme (VIDEO)