LDK

Faqja e LDK- Të gjitha Lajmet për Lidhja Demokratike e Kosovës

LDK- Lidhja Demokratike e Kosoves- Gazeta Blic- Faqja e personalizuar

Lidhja Demokratike e Kosovës është partia e dytë më e madhe në Kosovë. Kjo parti tani udhëheqet nga Isa Mustafa. Lideri i saj i njohur dhe historik është Ibrahim Rugova.

Lidhja Demokratike e Kosovës shkurt LDK është parti politike në Kosovë.

Si parti politike shikuar nga jashtë dhe si lidhje shqiptare brenda Kosovës u formua më 23 dhjetor të vitit 1989 në Prishtinë nga një grup intelektualësh.


Historia e LDK-së.

Ibrahim Rugova ka qenë kryetar i partisë që prej themelimit dhe deri në janar 2006, kur Rugova u nda nga jeta. LDK, u formua si bashkim i intelektualëve dhe popullit të Kosovës, në kohën e shpërbërjes së Lidhjes Komuniste të Kosovës.

LDK u angazhua për një Kosovë të pavarur, demokratike dhe të lirë. LDK-ja prej fillimit e deri më 2007 ishte forca kryesore politike në Kosovë.

Partia ka fituar të gjitha zgjedhjet e zhvilluara në Kosovë si lokale ashtu edhe parlamentare në vitet 2000, 2001, 2002 dhe 2004. LDK ka shënuar një rënie të lehtë të elektoratit kohë pas kohe, ndërsa pas vdekjes së Rugovës, një pjesë e partisë ndahet dhe formon një parti të re politike, që reflektohet edhe me humbje të elektoratit.

Në zgjedhjet e para parlamentare të pas-luftës (2001), ajo me 48 % të votave të fituara kishte hyrë në koalicion të gjerë me PDK (26 %) dhe AAK (7%). Ndërsa pas zgjedhjeve të (2004), formon koalicion qeveritar me AAK (për ti dhënë AAK postin e kryeministrit) duke lënë PDK në opozitë. Pas vdekjes së kryetarit Ibrahim Rugova (edhe president i Kosovës) në janar 2006, partia udhehiqet nga Fatmir Sejdiu.

Pas zgjedhjeve të 2007,  hyn në koalicion me partinë e saj rivale PDK, koalicion ky që prishet pas dorëheqjes së Fatmir Sejdiut nga posti i Presidentit të Kosovës. Në Kuvendin e partisë që u mbajt në nëntor të vitit 2010, kryetar i ri me shumicën e votave të delegatëve zgjidhet Isa Mustafa. Në zgjedhjet nacionale që pasuan në dhjetor 2010, LDK fiton 27 mandate deputetësh dhe për herë të parë kalon në opozitë.

Pas zgjedhjeve të vitit 2014 krijon koalicion me PDK dhe merr nën udhëheqje Kryeministrinë. Kryeministër i Kosovës është Isa Mustafa, kryetari aktual i partisë.


Numri i mandateve në Kuvendin e Kosovës:

2001-2004: 47
2004-2007: 47
2007-2010: 25
2010-2014: 27