Lajme

“Supermeni” i PDK-së

06/16/2017 11:20
nga:G Th

 

Në secilën strukturë ekzekutive dhe legjislative të pasluftës ka pasur politikanë që kanë ushtruar dy e më shumë funksione në të njëjtën kohë.

E ata që kanë ushtruar mbi tri janë cilësuar si “supermen”.

Këtë epitet e kanë pasur për një kohë Hajredin Kuçi, Arsim Bajrami, Lutfi Haziri e shumë të tjerë.

Por sivjet, të njëjtin epitet mund ta gëzoj edhe deputeti i PDK-së, Besim Beqaj.

Ai i ka jo më pak se pesë vende të punës, shkruan AktivPress.

Këtë e ka konfirmuar vet Beqaj në formularin e deklarimit të pasurisë.

Si punë të parë ai e ka deklaruar atë të deputetit, të dytën në Universitetin e Prishtinës, të tretën si punë me honorar në Gjimnazin Cambridge të Pejës, të katërtën si i angazhuar në Universitetin e Pejës dhe të pestën, po ashtu si i angazhuar në Kolegjin AAB.

Shuma e të hyrave të përgjithshme nga angazhimet e tij në këto pesë vende është fiks 60.734 euro.

Pa dyshim se me gjithë këto të hyra vjetore, ai arrinë edhe të kursej.

Në kontot bankare Beqaj i ka jo më pak se 234 mijë euro.

PDK në programin e ri qeverisës të cilin e ka proklamuar gjatë fushatës parazgjedhore bashkë me partnerët e tjerë të koalicionit, i ka dhënë hapësirë çështjes së punësimit të të rinjëve.

Mirëpo, asnjëherë nuk është dëgjuar të ketë thënë dikush nga ky koalicion se nuk do ta lejojë askënd që të mbaj me shumë se dy vende të punës, ashtu siç është e përcaktuar edhe me Ligjin e Punës.

Shkalla e papunësisë në Kosovë vazhdon të jetë dukshëm më e lartë se në vendet e tjera të rajonit, për sa kohë që shumë të diplomuar në shkallën mastër pranojnë të kryejnë punë që nuk kërkojnë fare diplomë universitare.

 

06/22/2017 11:58

Haxhiu: Edhe për 20 vjet nuk do të lëkunden bastionet tona