Sporti

Super ylli i Liverpool e refuzon Real Madridin

03/20/2017 09:11
nga:Y K

Ylli i Liverpoolit, Philippe Coutinho ka hedhur poshtë ofertën e Real Madridit.

Mediat spanjolle shkruajnë se klubi ‘mbretëror’ është i interesuar për brazilianin, por lojtari ka reaguar mënjëherë duke hedhur poshtë çdo mundësi për t’iu bashkuar madrilenëve.

Krerët e Real Madridit e shohin Coutinhon zëvendësim adekuat për Iscon ose James Rodriguez të cilët në fund të këtij sezoni pritet të largohen nga ‘Los Blancos’.

Por, siç raportojnë mediat në ishull, Coutinho, i cili prej kohësh kërkohet nga Barcelona, ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit në ‘Bernabeu’.Në qoftë se braziliani vendos të largohet nga ‘Anfield’, ai do të shkonte tek Barcelona, ku do të bashkohej me bashkëkombësin e tij, Neymar.Por, për momentin, Coutinho ka bërë të qartë se ai është i lumtur në Angli.

04/24/2017 23:43

Mbappe i jep një goditje të madhe Barcelonës e Realit (FOTO)