Cool

Sulmon brutalisht policin në mes të rrugës me thikë gjigante, pamjet e tmerrshme filmohen nga kamerat e sigurisë (Video, +18)

08/07/2017 19:18
nga:Gazeta Blic

Një video e postuar së fundmi në rrjetet sociale e filmuar nga kamerat e sigurisë, ka shokuar përdoruesit e internetit në mbarë botën.

Në të shfaqet momenti kur një burrë sulmon një polic të trafikut me një thikë gjigante, transmeton Telegrafi.

Është për keqardhje se si policin i cili mundohej të mbrohej nga burri i armatosur, askush që ishte përreth nuk e ndihmonte.

Pas një kacafytje dy minuteshe, polici lëndohet rëndë, ku në video shihet se si dora e tij e majtë është e mbuluar në gjak.

Dhe pasi që sulmuesi e kuptoi se polici është i paaftë që t’i kundërvihet, ai vendosë të largohet nga vendi i ngjarjes thuajse nuk kishte ndodhur asgjë e keqe.

Ende nuk dihet se cili ishte shkaku që nxiti këtë burrë që ta sulmojë me thikë policin.

12/14/2017 23:27

Një i vrarë dhe disa të plagosur nga një sulm në Holandë