Lajme

Sulmohet me granatë objekti qeveritar në Mitrovicë të veriut

01/10/2017 21:17
nga:Gazeta Blic

Një mjet shpërthyes është hedhur sonte në Mitrovicën e Veriut në objektin e qeverisë së Kosovës, të përuruar dy javë më parë.

Lajmin e konfirmoi për KALLXO.com, zëvendës komandanti rajonal i policisë për veriun e Kosovës, Besm Hoti.

“Nga hedhja e një granate dore në veri të Mitrovicës janë dëmtuar xhamat e objektit qeveritar të Kosovës”, tha Hoti.

03/27/2017 18:11

O’Connell ofron mbështetje Kosovës për zbardhjen e krimeve të luftës

Objekti i sulmuar ishte përuruar dy javë më parë, më 28 dhjetor 2016, nga ministrja për dialog, Edita Tahiri.

Në ditën e përurimit, Tahiri kishte thënë se Kosova “po e shtrin sovranitetin e vet në pjesën veriore të vendit”.

Në këtë objekt është paraparë t’i kenë zyrat 15 ministri dhe agjenci qendrore që kanë fushë veprimtari lokale si Ministria e Administratës Publike, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria për Kthim dhe Komunitete, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Administrata Tatimore e Kosovës, Agjencia e Statistikave, Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit, Agjencia për Mbrojtjen e Pyjeve, Agjencia Kadastrave, Agjencia e Arkivave, Agjencia e Shoqërisë së Informacionit dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.

Gjithsejt do të punojnë 105 zyrtarë të punësuar në këto institucione./Kallxo.com