Sporti

Sukses i madh për Kosovën, 6 medalje të fituara në Kampionatin Ballkanik të xhudos (FOTO)

09/09/2017 18:41
nga:Gazeta Blic

Kosova ka shënuar sukses të madh në Kampionatin Ballkanik, duke fituar 6 medalje, prej tyre dy të arta

Xhudistët kosovarë kanë vazhduar me paraqitje të mira, duke fituar gjashtë medalje në Kampionatin Ballkanik, ku morën pjesë 11 shtete.

Prej këtyre medaljeve, Kosova fitoi dy të arta, tri të argjendta dhe një të bronztë.

Medalje të arta fituan Distria Krasniqi deri në 52 kg dhe Lorena Kuka në 78 kg. Medalje të argjendta fituan Fjolla Kelmendi 48 kg, Flaka Loxha 57 kg dhe Laura Fazliu 63 kg, ndërsa medalje të bronztë fitoi Akil Gjakova në 73 kg.

11/20/2017 17:36

Thaçi: Paqja dhe dialogu, vlera që bashkon Kanadanë dhe Kosovën!