Lajme

Stuhia e borës në SHBA: Nju Jorku dhe Nju Xhersi shpallin gjendjen e emergjencës

03/14/2017 09:29
nga:Gazeta Blic

Shtetet veri-lindore të Amerikës, Nju Jorku dhe Nju Xhersi kanë shpallur gjendjen e emergjencës, ndërkohë që një stuhi e madhe dimërore po i afrohet zonës, shkruan “BBC”.

hërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar paralajmërime për një pjesë të Pensilvanisë, Nju Xhersit, Nju Jorkut dhe Konektikatit.

Pothuajse të gjitha shkollat janë mbyllur dhe mijëra fluturime janë anuluar.

Me erëra deri në 100 kilometra në orë,  stuhia dimërorë “Stela” ka të ngjarë të shkaktojë probleme të rënda për banorët në pjesët veri-lindore të Amerikës, që do të vazhdojnë deri të mërkurën në mëngjes, thonë parashikuesit.

Kushtet e rënda atmosferike kanë bërë që  Kancelarja gjermane Angela Merkel të shtyjë vizitën diplomatike në Uashington për t’u takuar me presidentin Trump./SYRI.net/

11/20/2017 14:16

Haradinaj: Nëse e përmirësojmë sundimin e ligjit, mund të marrim më shumë para nga Amerika