Fit&Sexy

Studimi tregon se ndëshkimi i fëmijës suaj ndikon në shëndetin mendor të tyre

04/19/2017 14:45
nga:R A

Efektet negatve mund të zgjasin më shumë se sa ju mendoni…

Megjithëse ekzistojnë shanse më të mëdha të të dënuarit të fëmijëve, por është koha që kjo disiplinë shekullore të dalë në pension shekullor. Edhepse 70% e prindërve pajtohen se është një dënim i pranueshëm, një studim i ri sugjeron se kjo metodë është mënyra më e keqe e goditjes në prapanicë.

Hulumtuesit nga Univerziteti i Teksasit dhe Miçiganit kanë mbledhur të dhëna në më shumë se 150,000 fëmijë gjatë një periudhe 50 vjeçare për të arrirë në një konkluzion mjaft të pështirë. Kjo metodë denuese lidhet me agresionin, vetëbesimin e ulët si dhe një mori të rezultateve tjera negative.

Pjesa më e frikshme është se shumica e fëmijëve ndikohen negativisht ngaky lloj denimi. Gjatë anketimit të fëmijeve deri në moshën kur ishin në shkollë të mesme, 85% e tyre janë denuar në këtë mënyrë, thekson autorja kryesore e studimit Elizabeth T. Gershoff për CBS Neës. Që ta bëjmë veten të ndjehemi mirë për këtë, ne përdorim këtë denim si një eufemizëm, por ky denim sërish mbetet goditje. Pothuajse nuk ka asnjë mënyrë për ta definuar denimin pa goditje.

Pra, çfarë duhet të bëjë një prind i dëshpëruar? Njerëzit mendojnë se nëse denojnë fëmijët ju lehtësoheni nga barra, por ju mund të bëheni një prind me pritshmëri të larta për fëmijën tuaj, sqaron Gershoff. Ju nuk duhet t’i goditni ata për të treguar fuqinë tuaj, por në vend të kësaj, vendosni kufij të qartë, dhe mbi të gjitha veproni si një rol model. Ndëshkimi trupor thjeshtë do të mësojë të njejtat sjellje agresive për fëmijët tuaj, andaj keni kujdes në edukimin e mirëfilltë të tyre.