Geek

Strukturën e dëmtuar të makinës, e kishte zëvendësuar me një dru të zakonshëm (Foto)

04/14/2017 20:28
nga:Gazeta Blic

Shoferi i paemëruar nga Qoubec i Kanadasë, është ndaluar nga mbrojtësit e rendit sepse voziste ngadalë dhe kishte drita shumë të dobëta.

Por, befasia më e madhe për ta, ishte kur gjetën një dru të lidhur me tela, që mbante strukturën mbajtëse që kishte pësuar dëmtime, shkruan Telegrafi.

Pos kësaj, Toyota Terced e prodhuar më 1999, nuk kishte fshesa të xhamit të përparmë, ndërsa nuk ishte regjistruar për një kohë të gjatë.

“Nuk i mungonte shoferit shishja e birrës, të cilën e kishte lënë në ulësen e përparme”, shkruan në raport lidhur me rastin.

Megjithëse është publikuar fotografia e këtij improvizimi, nuk ka pamje të përgjithshme të tërë veturës, transmeton GazetaBlic.com

Por, më poshtë është imazhi, që e shfaqë një model të ngjashëm në kohën kur është lansuar.

12/12/2017 19:41

Mimoza Mustafa ‘çmend’ me fustanin me xixa, por nuk mund të fsheh diçka tjetër