Sporti

Statistika të çmendura të Ronaldos me Realin në Ligën e Kampionëve

04/19/2017 19:22
nga:Gazeta Blic

Cristiano Ronaldo mbrëmë shënoi hat-trick ndaj Bayern Munchen, në një performancë të jashtëzakonshme që e dërgoi Real Madridin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Cristiano Ronaldo u bë lojtari i parë që shënon 100 gola në Ligën e Kampionëve.

Ai ka shënuar tetë gola kundër Bayernit në Ligën e Kampionëve.

Që prej transferimit të tij në Madrid në vitin 2009, Ronaldo ka shënuar 85 gola, 24 asiste, dhe më së shumti fitore: 60

Ai është lojtari i tretë më i vjetër që shënon hat-trick në Ligën e Kampionëve, pas Pizarros dhe Shearerit.

Cristiano Ronaldo ka shënuar nëntë gola nga dhjetë ndeshjet çerekfinale të Real Madridit, duke asistuar po ashtu në të dhjetin.

11/21/2017 23:51

Ronaldo dy gola, Benzema dy gola, befason Zidane me deklaratën e tij pas ndeshjes