Geek

Sony Xperia L1 arrin në Evropë me çmim 199 euro

06/10/2017 14:30
nga:M H

Telefoni Sony Xperia L1 para rreth një muaji arriti në SHBA, ndërsa banorët e Evropës vetëm gjatë kësaj jave do të kenë mundësinë ta blejnë këtë pajisje të segmentit të mesëm.

Xperia L1 që nga qershori në vende të caktuara të Evropës do të gjendet me çmim prej 199 eurosh, derisa më vonë do të zgjerohet edhe në tregjet tjera. Xperia L1 është telefon standard me procesor MediaTek MT6737T prej 1.45GHz, 2GB RAM dhe 16GB hapësirë për ruajtje.

Telefoni ka ekran 5.5 inç me rezolucion HD 720p, kamerë 13MP me blic LED dhe kamerë për selfie prej 5MP, transmeton KosovaPress.

Telefoni punon me sistem operativ Android 7.0 Nougat dhe bateri 2620mAh. Mbështetja Dual-SIM është e pranishme vetëm në modelin Xperia L1.

07/19/2017 17:20

Kriminaliteti përhapet në Evropë, mbi 5.000 grupe nën hetime