Lajme

Sondazh: Qytetarët mbështesin Ramush Haradinajn për Kryeministër të Kosovës (VIDEO)

05/16/2017 22:14
nga:Gazeta Blic

Njëri nga katër kandidatët e subjekteve politike për Kryeministër, Ramush Haradinaj pritet që të kryesoj në këtë garë.

Kështu të paktën thonë rezultatet e një sondazhi që së fundmi e ka realizuar “Gazeta Blic” në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook.

Për më shumë se dy orë, sa zgjati ky sondazh online ku janë angazhuar mbi 41 mijë persona, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka arritur t’i marrë mbi 2 mijë e 500 “vota” kështu duke u pasuar nga ish-lideri i VV-së, Albin Kurti me mbi 2 mijë e 300 “vota”, pastaj nga kreu i PDK-së Kadri Veseli me mbi 1 mijë e 600 “vota” dhe ish-ministri i Financave Avdullah Hoti me mbi 800 “vota”.

Zgjedhejt e parakohshme parlamentare janë përcaktuar të mbahen më 11 qershor. /Gazeta Blic/

 

10/17/2017 22:47

Ramush Haradinaj jep lajmin e shumë pritur për kosovarët