Lajme

Sokol Bashota “nervozohet” në emisionin e Jeta Xharrës, tregon arsyen pse nuk e la të flasë bashkëshorten e tij!

10/02/2017 20:38
nga:Gazeta Blic

Kryetari aktual i Komunës së Klinës nga radhët e PDK-së, Sokol Bashota i cili sërish i ka hyrë garës për kryetar të kësaj komune, në debatin zgjedhor “Debat Përnime” ka sqaruar arsyen për të cilën i ka penguar stafin e këtij emisioni për ta filmuar pasurinë e tij.

Bashota, ka dhënë sqarime edhe për ndalimin e intervistimit të bashkëshortës së tij nga gazetarët e emisionit “Debat Përnime” i cili transmetohet në RTV21.

Gjatë kohës sa ai ka shpjeguar arsyet e refuzimit të xhirimit të pasurisë së tij dhe deklarimin e bashkëshortës, ka reaguar publiku që ishte i pranishëm në sallë duke brohoritur, gjë që i ka penguar kandidatit për kryetar të Klinës, Bashota.

Më poshtë mund të kuptoni arsyetimin e këtij kandidati:

Ndryshe, Bashota ka udhëhequr me Komunën e Klinës 3 mandate. /Gazeta Blic/

10/16/2017 20:29

Rrobat e viktimave të luftës në Kosovë ruhen në kushte më të mira