Lajme

Smith ka një kërkesë për Francën, në lidhje me Ramush Haradinajn

01/10/2017 18:23
nga:M H

Avokati i njohur, Gregor Guy-Smith duke folur për mundësinë që kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj të ekstradohet nga Franca në Serbi ka deklaruar se kjo varet nga informacioni në kërkesën për ekstradim.

Por, sipas tij, Franca nuk do ta esktradojë Haradinaj në Serbi, pasi ai për të njëjtat akuza që është ndaluar në Francë, është shpallur i pafajshëm në Tribunalin e Hagës.

“Nëse Haradinaj do të ekstradohet në Serbi, varet se çfarë informacioni përmban kërkesa për ekstradim”.

“Një gjykatë e përgjegjshme, kur përballet me informacionin për të cili zoti Haradinaj është gjykuar e shpallur i pafajshëm për akuzat e ngritura, në pikëpamjen time Franca nuk do ta ekstradojë”, ka thënë Guy-Smith në një intervistë ekskluzive në Info Magazine të Klan Kosova.

Ai poashtu ka thënë se duke zbatuar ligjin, nuk do të ishte veprimi i duhur ekstradimi i Haradinaj në Serbi.

“Sa i përket ligjit dhe të drejtës dhe kushtetutës së Interpolit, është çështje ligjore ekstradimi i Haradinajt. Interpoli nuk do të kryejë funksione politike”.

“Në bazë të ligjit do të ishte jo e duhur për gjykatën Franceze që ta ekstradojë Haradinajn, për çështje që ai është gjykuar në Hagë para shumë viteve”.

Guy-Smith që e njeh mirë rastin e gjykimit të Haradinaj në Tribunalin e Hagës ka deklarauar se “kërkesa për ekstradim nuk duhet të respektohet”.

Guy-Smith ka insistuar se Haradinaj është ndaluar në Francë, në bazë të akuzave në një fletë-arrest të Serbisë, për të cilat ishte shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës.

“Interpoli e njeh Gjykatën e Hagës dhe Haradinaj është shpallur i pafajshëm nga kjo Gjykatë. Kjo çështje është zgjidhur tashmë nga një Gjykatë që ka qenë e mandatuar ta bëjë këtë zgjidhje”

05/23/2017 13:52

BSPK përkrah idenë e Haradinajt për të filluar punën në orën 07:00