Cult

`Skënderbeu` vjen në Teatrin e Pejës

04/21/2017 08:22
nga:Gazeta Blic

Pas shumë vizitave në teatro botërore, `Skënderbeu` ka ardhur edhe në Kosovë. Shfaqja do të jipet në Pejë.

Projekti teatror ‘Gjergj Kastrioti-Skënderbeu’, i regjisorit shqiptar Xhevat Limani, i cili po ashtu luan edhe rolin e Skënderbeut në këtë projekt, ka ardhur edhe në Kosovë.

Limani, i cili sot ishte mysafir në programin e mëngjesit në RTK, tha se shfaqja do të jipet në Pejë. ‘E kam zgjedhur Pejën, për të sjell Skënderbeun në Kosovë, sepse du t’ia dedikoj dy pedagogëve të mëdhenj, Faruk Begollit dhe Ramiz Kelmendit’, tha regjisori Limani.

Ai, ka treguar se kjo shfaqje deri tash ka udhëtuar në Amerikë dhe në shumë vende të Evropës. Herën e fundit, shfaqja ‘Gjergj Kastrioti-Skënderbeu’, u dha në Paris.

Ai, tregon se në secilin vend që ka shkuar, shfaqja është pritur shumë mirë dhe ka gjetur përkrahje në të gjitha vendet që ka udhëtuar.

‘Ideja e madhe që dha pë bashkimin e shumë popujve, pra ai edhe në atë kohë ka pasur ide të bashkimit’, tha ndër të tjera regjisori Limani, duke përshkruar figurën e heroit kombëtar, Skënderbeut.