Skandalet e stafit të RTK-së – menaxhmenti me veprime të njëanshme (Foto)

11 January 2017, 15:22

Skandalet e stafit të RTK-së – menaxhmenti me veprime të njëanshme (Foto)

Menaxhmenti i RTK-së ka mbajtur një takim të veçantë, të martën, ku u diskutua për shqetësime lidhur me paraqitjet publike, përfshirë rrjetet sociale, të të punësuarve, e sidomos stafit editorial, të cilët dëmtojnë reputacionin dhe paanshmërinë e RTK-së, raporton Periskopi

Mësohet se shkas i këtij takimi të ‘veçantë’ ishin statuset e fundit të redaktorit të RTK-së, Ernest Luma, i cili e quajti vorr kryeministrin Mustafa. Por, ai shkoi edhe më tej. Reagoi edhe kush këshilltarët e Mustafës kërkuan të merren masa ndaj tij.

Por, në takimin e menaxhmentit të RTK-së, thuhet se mosrespektimi i rregulloreve të RTK-së dhe standardeve profesional sanksionohet.

Madje, menaxhmenti rikujton se është përgjegjësi e eprorëve të parë që të ndërmarrin masa konform rregullativës, në rast të çfarëdo shkeljeje të supozuar.

“Kërkohet nga të punësuarit në RTK që t’u përmbahen kontratave të tyre të punës dhe rregulloreve, të cilat gjendjen të publikuara në ueb-faqen e RTK-së”, kanë shkruar menaxhmenti stafit të tyre, duke u bashkangjitur edhe linçe të tjera, raporton Periskopi

Por, ndryshe që tashmë në RTK, ekziston një rast kur është dënuar nga puna, menaxhmenti nuk vepron një lloj edhe me të tjerët.

Përveç Lumës, janë edhe shumë të tjerë që përdorin fjalë ofenduese dhe tepër banale në rrjete sociale.

Periskopi ua sjellë disa nga statuset e Milaim Zekës, që punon në këtë medium, të redaktorit Fisnik Dergutit, e edhe të këshilltarit të drejtorit të RTK-së, Mentor Shalës, ai është Bekim Shehu.

15970807_10211675765071660_1034313041_n 15978341_10211675775351917_1371124541_n 15942206_10211675726750702_1211017373_n 15941921_10211675876194438_663722068_n

 

 

Për këtë veprim të njëanshëm, dhe mosndëshkim të të tjerëve ka reaguar edhe kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së, Fadil Hoxha.

Ai ka shkruar se me këtë gjendje duhet të merret edhe Kuendi i Kosovës, sepse sipas tij, brenda Televizionit Publik po ndodh katrahurë.

Reagimi i Hoxhës:

Punëtorëve të RTK-së

Te punesuarit e RTK dje kane pranuar nje leter nga menaxhmenti i RTK-se dhe kryeredaktoret rreth paraqitjeve publike, perfshire rrrjetet sociale, te stafit te RTK-se. Para nje viti nje leter te ngjashme ne e kishim marre nga drejtori gjeneral i RTK-se, Mentor Shala.

Cka ka ndodhur gjate ketij viti!

Per shkak te postimeve ne fb i vetmi i denuar eshte redaktori Arsim Halili, njeherit nenkryetar i sindikates dhe anetar i bordit te gazetareve, per arsye te nje shkrimi me sarkazem rreth voneses se liberalizimit te vizave. Redaktori Halili pervec denimit me largim per gjashte muaj nga puna eshte degraduar edhe per pese shkalle ne pozite.

Ne anen tjeter, ne thuajse cdo dite jemi deshmitare te postimeve me lloj lloj fyerje e tallje ndaj qytetareve te rendomte, udheheqesve te shtetit dhe institucione te ndryshme. Shohim gazetare e anetare bordi duke moderuar e marre pjese ne fushata zgjedhore te subjekteve politike. Menaxhmenti heshte para tyre!

Ndersa, per denimin e nenkryetarit te sindikates, drejtorit gjeneral, Mentor Shala nuk i ishte pritur mengjesi. Ai ne oren 23:30 permes postimit ne fb e beri publike suspendimin nga puna te redaktorit Halili dhe i kerkoi kryredaktorit Ridvan Berisha nisjen e procedurave diciplinore ndaj tij.

Ridvan Berisha e Xhymret Veliu para se me kerku nga te punesuarit zbatim te rregulloreve e keni per obligim me fol per standardet e dyfishta qe po perdoren ne RTK. Sidomos ti Ridvan nuk duhesh me heshte per arsye se ke qene epror i drejperdrejte i Arsimit dhe pjese e peticionit prej 300 nenshkrimeve per kthimin e tij ne vendin e punes.

Nuk duhet me heshte as Kuvendi i Kosovës por duhet te marre masa ndaj paaftësisë se bordit per ta penguar drejtësinë selektive qe po aplikohet nga menaxhmenti i RTK-se./ Periskopi

Shpërndaje

  • Blic Google+

Të Fundit nga Rubrika