Lajme

Skandal: Polici gjobitë pa të drejtë një qytetar! (VIDEO)

03/18/2017 13:06
nga:Gazeta Blic

Një qytetar ka raportuar në “Gazeta Blic” se ditën e djeshme është gjobitur pa të drejtë nga një zyrtar i Policisë së Kosovës.

Bazuar në ankesën që ky qytetar në kushte anonimiteti e ka dërguar në “Gazeta Blic”  zyrtari policor i ka shqiptuar atij një gjobë prej 30 eurove për shkak të mosfunksionimit të një drite në makinë.

Ngjarja thuhet të ketë ndodhur në magjistralën Gjakovë – Prizren.

Më të mësuar shkakun e gjobitjes, qytetari është revoltuar dhe ka kërkuar sqarim për të nga ky polic.

E gjithë ngjarja është filmuar përmes një kamere amatore që posedonte ky qytetar. Këto pamje ka arritur t’i sigurojë edhe “Gazeta Blic”

09/23/2017 21:57

Një barsoletë me pula nga Ramiz Lladrovci, për kundërshtarët e tij (Video)