Showtime

Skandal në “Dance With Me”, Alketa kërkon të mbyllen mikrofonat

10/10/2017 10:33
nga:N S

Mbrëmja e spektaklit ‘Dance with me’ filloi ndryshe nga herët e tjera.

Muzikë e kohëve të ndryshme u kërcyer njëherazi nga të gjithë konkurrentët ku në skenë ishte moderatorja Alketa Vejsiu dhe koreografi Albi Nako.

Kjo është hera e parë që Albi ngjitet në skenë pas një kohe të gjatë. Pas përfundimit të performancës Alketa ka kërkuar opinionin e jurisë. Ai që nuk surprizoi me reagimin e tij ishte Robert Aliaj, i cili kishte rezerva dhe për kërcimin e koreografit dhe anëtarit të jurisë njëkohësisht.

‘Ishit aq kot… Nga këtu mu duk vetja si të isha bariu i një tufe…’ tha Roberti dhe menjëherë ka ndërhyrë Alketa e cila ka kërkuar urgjent nga juria të mbyllen mikrofonat.

Menjëherë pas kësaj ka filluar gara mes konkurrentëve ku e para mbrëmjen e nisi Anna Lika.

10/02/2017 19:42

Ndizet flakë Alketa Vejsiu, çfarë po ndodh me moderatoren!