Geek

Siguria kibernetike e pajisjeve të gjeneratës së re

03/11/2017 07:25
nga:Gazeta Blic

Nuk është çështja nëse do të hakeroheni, por kur. Kjo mund të jetë shprehja më e preferuar e çdo eksperti sigurie dhe që sipas tyre, fatkeqësish është e vërtetë. Publikimi nga Wikileaks i dokumenteve të supozuara të CIA-s që përfshin teknika të hakerimit elektronik e bëjnë të qartë se askush nuk është i sigurtë. Publikimi i teknikave të përdorura nga CIA, vetëm përforcon nocionin se kur je i lidhur gjatë gjithë kohës me internetin, je i pambrojtur.

Diku në vitin 2014, sipas studimeve të industrisë, numri i pajisjeve elektronike aktive e kaloi numrin e njerëzve në planet.

Dhe këtë javë publikimi nga Wikileaks i atyre që mund të jenë dokumente secrete të CIA-s e bën të qartë se e gjithë kjo teknologji ka potencial të hakerohet.

Tani, një brez i ri pajisjesh kanë hyrë në familje. Ekspertët e sigurisë thonë se është e rëndësishme të kuptohet se në shumë raste ato janë duke përgjuar gjatë gjithë kohës.

“Kemi sensorë në telefona, në televizorë, në pajisjen Amazon Echo, në makina. Dhe gati të gjitha këto sulme kanë të bëjnë me modifikimin e programeve që kanë qasje tek këta sensorë, në mënyrë që informacioni të drejtohet në vend tjetër. Ekspertët e sigurisë e kanë ditur këtë problem prej një kohë të gjatë.”

Clifford Neuman me Universitetin e Kalifonisë së Jugut thotë se hakeruesat thjesht po i përdorin këto pajisje kundër nesh.

“Pjesë të caktuara të programeve janë kritikuar pasi për shembull, mikrofonat mund të jenë të aktivizuar gjithë kohën. Por kjo është diçka që ne si konsumatorë e kemi kërkuar dhe thjesht duhet të jemi të ndërgjegjshëm se informacioni që grumbullohet për një synim mund të drejtohet tek persona të tjerë.”

Publikimi nga Wikileaks është veçanërisht i dëmshëm jo vetëm se mund të ketë zbuluar teknikat e survejimit të Shteteve të Bashkuara, por pasi mund të shërbejë si një manual për ata që ekspertët i quajnë “aktorë të rrezikshëm.” Eksperti i sigurisë Steve Grobman:

“… Duhet të kuptojmë se vendosim precedentë. Ndërsa kapacitetet e sulmeve kibernetike janë përdorur për të kufizuar dëmin kolateral, ato kanë lënë shenjat sesi është kryer ky sulm. Aktorët e rrezikshëm mund të mësojnë prej tyre.”

Pra si mund të qëndrojnë të sigurtë konsumatorët që pëlqejnë teknologjinë? Ekspertët e sigurisë thonë se është e pamundur.

Nëse je në rrjet, je i pambrojtur. Por nëse nuk do që pajisjet e tua të të përgjojnë, thjesht shkëputini.

09/22/2017 16:57

Samsung Galaxy A5 (2017): Celular ‘mesatar’ me karakteristika Premium (Foto)