Sporti

Sigal Prishtina mëson dy nga tre kundërshtarët në FIBA Europe Cup

10/11/2017 22:36
nga:L H

Është hedhur shorti për sezonën e re të FIBA Europe Cup. Sigal Prishtina ka kuptuar edhe dy prej tre kundërshtarëve të grupit G në kuadër të kësaj gare prestigjioze evropiane për basketboll.

Ekipi belg, Belfius Mons-Hainaut dhe rivali i stinorit të kaluar, Demir Insaat, janë kundërshtarët e bardhekaltërve.

Ndeshjen e parë e prishtinasit do ta kenë si mysafirë më 18 tetor ndaj ekipit belg ndërsa takimi pritet të nis në ora 22:30.

10/12/2017 16:48

FIBA Europe Cup, Sigal Prishtina mëson edhe kundërshtarin e fundit në grup