Fit&Sexy

Si t’i heqni “qafe” mushkonjat gjatë verës

08/08/2017 08:24
nga:A.H

Netët e verës janë gjithmonë shumë të bukura dhe shijojnë më shumë jashtë në natyrë.

Por nëse ka diçka që se kontrollojmë dot që por që na mërzit shumë është prania e mushkonjave.

Ama pavarësisht kësaj ka disa zgjidhje dhe janë shumë natyrale

:Hudhra: Nëse planifikoni të dilni në natyrë, shtoni hudhrën në menynë tuaj ushqyese disa ditë para se të dilni. Insektet janë të ndjeshme ndaj erës së hudhrës, të cilën e ndjejnë përmes lëkurës së njeriutQumësht: Thumbimi i insekteve dhe djegia nga dielli do të qetësohen nëse lyhen me

përzierjen e qumështit, ujit dhe kripës.Nevojitet vetëm një sasi e vogël e kësaj përzierje në vendin e thumbimit nga mushkonja ose në vendin e djegur nga rrezet e diellit, ashtu që enzimat nga qumështi do ta neutralizojnë helmin nga insektet, ose do ta qetësojnë vendin e dëmtuar nga rrezet e diellit

Kripa: Uji i kripur po ashtu qetëson vendin e thumbuar nga insektet. Pas larjes me ujë të kripur, në vendin e ënjtur qitni një pikë vaj bimor.Qepa: Përveç hudhrës edhe qepa në mënyrë të suksesshme largon insektet, sidomos mushkonjat dhe mushicat. Kjo është një arsye e mjaftueshme që ta përfshini qepën në menynë verore.

Lëvoret e agrumeve: Portokalli dhe limoni kanë aromë freskuese për hundën e njeriut, mirëpo për mushkonjat nuk janë aspak të këndshëm. Në losionin për trup grimcojeni lëvoren e limoni ose portokallit dhe vendoseni në pjesët e ekspozuara të trupit në mënyrë që t’i mbani sa më larg mushkonjat.

Uthulla e mollës: Receta e vjetër ushtarake për mbrojtje nga kafshimi i insekteve- tri lugë uthull molle në ditë. Ngjashëm sikurse hudhra, lëkura juaj do të prodhojë aromën e uthullës të cilën mund ta ndjejnë vetëm insektet.Vanilja: Aroma e vaniljes i largon mushkonjat. Nëse vendosni në lëkurë disa pika të ekstraktit të vaniljes të përzier me ujë, do të kënaqeni pa u shqetësuar në ajrin e freskët të mbrëmjeve verore.