Fit&Sexy

Si të shëroni shpejt “të vrarat nga këpuca”

03/20/2017 21:53
nga:A SH

itë e fundit me siguri keni vënë re që shumë femra kanë filluar të heqin nga përdorimi çizmet dhe këpucët e rënda dimëore për t’i lënë vend sandaleve e balerinave shumëngjyrëshe.

Por krahas këtij rizgjimi pranveror, me siguri ju kanë zënë sytë edhe leukoplastët e ndryshëm që shpesh duken mbi këpucë.

Duhet ta pranojmë që sandalet dhe këpucet pranverore kanë një minus të madh: flluskat që formohen në shputat e këmbëve.

Ecja dhe qëndrimi në këmbë për orë të tëra, djersitja, mbathja e këpucëve pa çorape apo dhe vetë shtrëngimi i tyre krijojnë habitatin ideal për formimin e qeskave të dhimbshme me lëng që njihen ndryshe si flluska.

Flluskat janë përgjigjja auto-imune e trupit tonë për t’u mbrojtur nga fërkimi i lëkurës me djersën ose materialin e këpucëve e sandaleve. Ju mund t’i trajtoni ato me metoda natyrale të thjeshta dhe që nuk ju rëndojnë xhepin.

Xhel Aloe vera: Xheli i bimës së Aloe veras ka veti anti-inflamatore të forta.

Ai lehtëson çdo lloj inflamacioni siç janë në këtë rast enjtja dhe skuqja e lëkurës. Ai ka gjithashtu aftësi hidratuese.

Uthulla e mollës: Uthulla e mollës parandalon inflamacionin e lëkurës.

Merrni një tampon pambuku dhe njomeni me uthull molle , vendoseni butësisht rreth zonës së flluskës dhe mbajeni për disa minuta.

Pasta e dhëmbëve (kolinozi): Mund ta keni përdorur në fytyrë, për larjen e shumë objekteve, por ky produkt ka efekt shumë pozitiv në qoftë se keni probleme me flluskat.

Vazelina: Në qoftë se doni të eleminoni sa më shpejt të jetë e mundur flluskat e fryra pas këmbëve futini në ujë të ngrohtë dhe pas fshirjes lyejini me vazelinë./living