Geek

Si ta krijoni një iPhone 6S me duart tuaja, nga fillimi? (Video)

04/16/2017 22:02
nga:Gazeta Blic

Pasi ka vizituar Kinën disa herë me radhë, një ish programer nga Silicon Valley, i njohur si Scotty i Strangeparts, e ka testuar veten nëse do të ishte e mundur për të ndërtuar një iPhone 6S të Apple nga zeroja.

Ai e ka bërë këtë test duke përdorur pjesë të iPhone që ishin në dispozicion për tu blerë nga tregjet lokale kineze në Shenzhen.

Në videon mëposhtë, Scotty përdor pjesë të dorës së dytë dhe komponenta të riparuara të iPhone për ta ndërtuar plotësisht modelin funksional të iPhone 6S për rreth 300 dollarë.

Natyrisht se nuk është gjë e lehtë për ta bërë, mirëpo nëse jeni person që keni interes në telefona dhe i gjeni pjesët në treg, atëherë ju mund ta keni iPhone-in tuaj, të ndërtuar me duart tuaja, për gjysmën e parave që e shet Apple.

12/13/2017 20:34

Nxënësit e gjimnazit “Eqrem Qabej” vazhdojnë të mbajnë mësim në të ftohtë (VIDEO)