Cool

Si e shprehni inatin… sipas shenjës së horoskopit

01/11/2017 18:04
nga:M H

Shumë persona nuk mund t’i kontrollojnë dot ndjenjat e tyre dhe si rezultat i kësaj, bëhen të paduruar dhe bëhen shumë shpejt me nerva.

Mirëpo jo të gjithë nervozohen njësoj dhe e shprehin inatin në të njëjtën mënyrë.
Ka nga ata që thyejnë pjatat, ka nga atë që e mbajnë të gjithë inatin brenda, por edhe nga ata që mërziten dhe nuk të flasin për një kohë të gjatë.

Inati dhe acarimi i çdo njeriu varet nga lloji i karakterit të tij, por edhe nga shenja e horoskopit. Hidhini një sy se si e shprehin inatin 12 shenjat e horoskopit.

Dashi

Mërzitet dhe qetësohet për 10 minuta. Nuk fillojnë zënkat, por dinë si t’i përfundojnë ato. Një dash fal gjithashtu shumë shpejt.

Demi

E ka të vështirë të mërzitet, por nëse e kaloni kufirin më mirë të hapni rrugë. Mungesa e drejtësisë dhe besnikërisë bën një dem të nevrikoset.

Binjakët

Janë të paparashikueshëm kur nxehen. Përdorin fjalë të rënda, e të fyejnë pa dashur.

Gaforret

Mërziten në qetësi dhe nuk shpërthejnë, por kjo nuk do të thotë që harrojnë lehtë.

Luani

Do t’ju thotë menjëherë nëse ju e mërzisni atë. Janë pak të ashpër kur debatojnë, por i harrojnë shumë shpejt zënkat.

Virgjëresha

Nuk nxehet lehtë e njësoj si gaforrja e kalon në heshtje, pasi i urren përballjet.

Peshoret

Janë ruajtësit e paqes. U shmangen konflikteve, thonë çfarë kanë për të thënë dhe e lënë me aq.

Akrepit

I dallohet inati në sy. Mund të rrinë në qetësi, por po shpërthyen kini kujdes.

Shigjetarët

Nuk nxehen lehtë dhe nuk do i shihni shumë shpesh të mërzitur, shkruan intv. Kur janë të tillë priren të jenë sarkastik.

Bricjapët

I mbajnë të fshehura emocionet e tyre, e inati nuk bën përjashtim. Nuk e humbasin lehtë kontrollin dhe nuk mbajnë inat.

Ujori

I urren zënkat dhe më mirë heq dorë nga një njeri që e mërzit sesa të përballet me të. I kalojnë gjërat shpejt.

Peshqit

Nëse kanë të mbledhura inate të vjetra, do të shpërthejnë. Nëse jeni nga ata njerëz që nuk e keni mërzitur ndonjëherë, mos u shqetësoni sepse dhe peshqit nuk do e bëjnë një gjë të tillë.

10/13/2017 22:12

Këto shenja në dorë tregojnë shumë për jetën tuaj seksuale