Lajme

“Më shumë po e ndihmon Kosovën Ramush Haradinaj nga burgu, se sa politikanët që po e drejtojnë atë”

01/10/2017 12:57
nga:Gazeta Blic

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka theksuar se Kosovën më shumë po e ndihmon Ramush Haradinaj nga burgu, se sa këta që po e drejtojnë vendin.

Limaj në fjalimin e tij para deputetëve, ku po diskutohet në një seancë të jashtëzakonshme për arrestimin e Ramush Haradinajt, tha se ky rast nuk duhet të konsiderohet individual.

“Haradinaj personifikon themelet e shtetit të Kosovës”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

“Ramush Haradinaj nuk do të kthehet në Kosovë për shkak të Qeverisë dhe angazhimit të saj, por për shkak se ai i ka mbyllur të gjitha llogaritë me Hagën:, tha Limaj, raporton Gazeta Blic.