Geek

Shtyhet publikimi i iPhone 8

07/14/2017 17:14
nga:Gazeta Blic

iPhone 8 është smartphone më i pritur i muajve të ardhshëm dhe për të cilin qarkullojnë lajme pa fund.

Së fundmi Fast Company shkruan se ai mund të vonohet për shkak të problemeve me software.

Fast Company nëpërmjet një raporti përshkruan situatën brenda Cupertinos, një nga më të tensionuarat në vitet e fundit.

Duket se pajisja e re e Apple është goditur nga problemet e software që kanë të bëjnë në veçanti me dy risitë e telefonit, sensori i njohjes së fytyrës 3D dhe ushqimi me wireless.

Sipas kësaj faqe, është përditësimi i sistemit operativ, iOS 11.1, që do të plotësojë përfundimisht iPhone8, dhe t’i japë mundësinë përdoruesit ta shfrytëzojë 100%.

10/15/2017 17:41

iPhone 8 vs Samsung Note8 vs OnePlus 5 vs HTC U11 – shpallet fituesi, ja cili mbushet më së shpejti | VIDEO