Sporti

Shtyhet prezantimi i Ceballos te Reali, kjo është arsyeja

07/12/2017 16:11
nga:L H

Mesfushori spanjoll ka arritur marrëveshje me Real Madridin.

Kampionët e Evropës, kanë transferuar njërin nga talentët më premtues në futbollin spanjoll.Bëhet fjalë për Dani Ceballos, i cili tashmë ka kryer testet mjekësore me sukses te madrilenët.

Megjithatë prezantimi i tij është shtyrë deri më 20 korrik për shkak të disa problemeve me pagesën që Reali do t’ia bëjë ish-klubit të tij Betis.

Mediat në Spanjë zbulojnë se ka mosmarrëveshje për formulën e pagesës së 20 milionë eurove në arkat e Betisit.

‘Los Blancos’ synojnë që pagesa të bëhet në katër këste, ndërkohë që klubi andaluzian këmbëngul që ajo të kryhet përnjëherë.

Gjithsesi palët pritet ta gjejnë gjuhën e përbashkët në ditët në vijim.

07/27/2017 19:15

Tifozët e Realit kanë vendosur: Ky yll nga ‘BBC’ duhet të largohet (FOTO)