Sporti

Shqiptari transferohet tek Levante

07/17/2017 11:27
nga:Y.K

Mesfushorin shkupjan Enis Bardhi e ndajnë detale nga firma me Levanten. Mesfushori prej dje gjendet në Valencia ku sot në mëngjes kaloi me sukses testet mjekësore.

Lëvizjen e konfirmon menaxheri Meriton Berisha, i cili si gjithmonë është pranë Bardhit. Tani më nuk ka mbetur asnjë pengesë për zyrtarizimin marëveshjes, cila pritet të ndodh brenda ditës.

Kështu pas disa sezoneve të suksesshme me Hujpeshtin në Hungari dhe paraqitjet shumë pozitive me Maqedoninë dhe U21, duket se performansa në EURO 2017 në Poloni ishte vendimtare për kalimin e shkupjanit në Primera Divisionin spanjoll.