Sporti

Shqiptarët përballë Ronaldos, kjo është ndeshja e fortë që luhet sonte

10/10/2017 10:09
nga:Y.K

Përfaqësuesja e Zvicrës sonte do të luajë ndeshjen vendimtare në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Zvicra është mysafire e Portugalisë në Lisbonë, ku do të vendoset se kush do të kualifikohet direkt në Botëror e kush do të mbetet në “Play-off”. Ndeshja zhvillohet nga ora 20:45.

Zvicra ka qenë perfekte në këto kualifikime, duke shënuar nëntë fitore nga ndeshje të zhvilluara dhe ka tri pikë më shumë se kampionia e Evropës, të cilën e kishte mundur 2:0.

Zviceranëve ju përshtatet edhe barazimi ose humbja me një gol dallim për t’u kualifikuar në Botëror, derisa Ronaldo me shokë do të japin maksimumin për të shkuar në Rusi.

Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Blerim Xhemaili pritet të nisin ndeshjen nga fillimi për Zvicrën.

10/07/2017 22:50

Ronaldo e Silva golashënues në fitoren e Portugalisë përballë Andorës (VIDEO)