Sporti

Shqiptarët kërkojnë lirimin e Haradinajt në maratonën e vrapimit në Paris! (FOTO)

04/10/2017 10:53
nga:Gazeta Blic

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili po qëndron në Francë nën masen e lirisë me kusht, mbi bazën e një procesi që po zhvillohet ndaj tij nga autoritetet franceze, gjatë ditës së djeshme është vizituar nga 4 shqiptarë.

Shqiptarët që e vizituan Haradinajn, kishin marrë pjesë në maratonën e vrapimit në Paris.

Fjala është për Rasim Merklaun, Arten Bajrushin, Luan Ajetin dhe Uragan Alijajn, shqiptarët që shkuan nga qyteti ku zhvillua ky aktivitet në Strasbourg në qytetin ku po qëndron aktualisht ish-kryeministri Haradinaj.

E veçanta e kësaj ngjarje është se shqiptarët u bënë pjesë e maratonës me maica të njëjta në të cilat shihet mbishkrimi “Free Haradinaj” që në gjuhën shqipe do të thotë “Liri për Haradinaj”, raporton GazetaBlic.com

Për lirimin e Haradinajt, shqiptarët kanë organizuar edhe disa protesta në shtetin francez. Protesta kishte edhe në Kosovë, të cilat janë mbështetur nga një pjesë e madhe e qytetarëve.

Ramush Haradinaj, është ndaluar në Francë në fillim të këtij viti bazuar në një urdhër-arrest të lëshuar nga Serbia në vitin 2004 përmes Interpolit./GazetaBlic.com/

 

Fotografi e postuar në rrjetin social Facebook nga Uragan Alijaj
Fotografi e postuar në rrjetin social Facebook nga Uragan Alijaj

10/16/2017 22:15

Haradinaj: Jemi të gatshëm të marrim përgjegjësitë në luftimin e korrupsionit