Lajme

Mustafa: I kam thënë Pacollit që nuk duhet të hyjë në koalicion aty ku është PDK-ja!

09/08/2017 15:59
nga:D.I

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, ka folur për largimin e AKR-së së Behgjet Pacollit nga koalicioni LAA, raporton Gazeta Blic.

Mustafa e ka cilësuar si jo të drejtë vendimin e Pacollit dhe se nuk i kontribon vendit.

“Ata që i thyejnë marrëveshjet ata i shkelin parimet e tyre, ata nuk i kanë kontribuar vendit, kanë bërë gabim. Unë i kam thënë edhe z.Pacolli që nuk duhet të bëhet koalicion me PDK, sepse po të ishte mirë do të hynim edhe ne në koalicion”, ka thënë Mustafa, raporton Gazeta Blic.

Ky koalicion është koalicion i pazareve të ulëta, mbi bazën e ofrimit të ministrive, posteve, ka përfunduar Mustafa.

11/24/2017 10:42

LDK me një vendim të papritur në Kuvendin e Kosovës