Lajme

Shpërthejnë pakënaqësitë në PDK- shkak emrat e rinj të ministrave

09/09/2017 12:00
nga:D.I

Anëtari i përgjithshëm i këshillit të PDK-së, Xhevdet Smakiqi përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj vendimeve të PDK-së, për emërimin e ministreve të rinj , raporton Gazeta Blic.

Smakiqi e ka quajtur si ngufatje e bastioneve, dhe se emrat e njëjtë pa integritet profesional janë harxhuar.

Ja postimi i plotë i Xhevdet Smakiqit:

Ngulfatja e bastioneve !
Siç po marrim informata jo zyrtare edhe kësaj radhe degët gjugje të PDK-së po ngulfatin bastionet !
Vallja e vjetër po na pret emërat e nnejtë të hargjuar dhe anonimusa pa integritet profesional njerëzor e kombëtar në listen e ekzekutivit .
Jam i detyruar të jap mendimin tim si anëtarë i Këshillit Drejtues nga dega Skenderajt, pasiqe mendoi qe hambari i votave në Skenderaj dhe Drenas ka nisur të rrjedh.
Më këto veprime vrimat e hambarit do të bëhen dritare.
Po besoi ende në listë me përfaqësuse sipas fuqisë elektorale të degëve.
Kundër valles se vjetër !
Xh.S #kundërvallessëvjetër

09/22/2017 21:57

Sadikaj: PDK-ja do të vazhdojë të mbetet Forca e Ndryshimit në vend