Lajme

Shpend Ahmeti i kundërpërgjigjet Isa Mustafës!

10/12/2017 22:43
nga:Gazeta Blic

Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmetit ka reaguar pas deklaratave të liderit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili tha se kandidatit të VV-së, pas 22 tetorit ia oforon postin e zëdhënësit të Arban Abrashit, kandidat i LDK-së për kryetar të Kryeqytetit.

Ai në një shënim në Facebook tha se më 22 tetor, Isa Mustafa do ta sheh se kush i fiton zgjedhjet, raporton Gazeta Blic.

Ahmeti ka thënë se qytetarët më së miri i kanë treguar Mustafës më 2013.

Shënimi i plotë:

Isa Mustafa ne 2013 ka pas thënë që i fiton zgjedhjet me duar në xhepa. Sonte po thotë se ai do të ma ofroj punën e zëdhënësit në komunë.

Arroganca e këtij njeriu ska kufi, por qytetari ja tregoj vendin në krejt zgjedhjet prej vitit 2013. E do të ja tregoj vendin edhe me 22 tetor edhe pse tash më nuk e ka guximin as me dal në zgjedhje. E ka guximin vec me u mshef prapa tjerëve me postime koti.