Cult

Shoqata sindikale e TKK-së reagon kundër ftesës së fshehtë të udhëheqësit artistik te TKK-se

01/11/2017 21:08
nga:M H

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës, reagon ashpër kundër ftesës së bërë fshehurazi nga udhëheqësi artistik i TKK-se, njeherit plagjiaturës te verifikuar Agon Myftari, për vetëm një pjese te aktoreve te TKK-se,( pjese e klanit te tij), duke përjashtuar aktoret tjerë të Trupës Rezidente për paraqitje në audicionin e shfaqjes “I sëmuari për mend ” te regjisorit nga Tirana Altin Basha.
Agon Myftari duke margjinalizuar dhe privuar qofte edhe nga njoftimi për mbajtje të  audicionit aktoret e caktuar, me theks te veçantë  z Mehmet Breznica, znj Fatime Sefa, dhe z Naim Berisha,për shkak të aktivitetit të tyre sindikal, ka shkele rënde Kushtetutën e Republikës se Kosovës, Ligjin e punës, Ligjin për Organizimin Sindikal ne Republikën e Kosovës dhe Ligjin për mbrojtje nga diskriminimi.

Për ketë akt Këshilli Drejtues në baze te kompetencave qe i’a jep Ligji për Teatrot, do të duhej të merrte vendim të mënje hershëm për ta shkarkuar nga detyra shkelësin në fjalë.
Agon Myftari duke mos e vene qëllimisht letrën njoftuese për audicion tek këndi i njoftimeve tek dera hyrëse ne TKK, duke mos i lajmëruar as ne telefon dhe e-mail aktoret përkates dhe duke mbajte të fshehur informacionin për takim të aktoreve të Trupës Rezidente me regjisorin Basha, haptas margjenalizon dhe diskriminon aktoret e sipërpërmendur, me tendence eliminimin e tyre artistik.
Agon Myftari ne njërën ane bene të pamundurën që aktoret e sipërpërmendur ( të cilët janë aktor me kredibilitet të pakontestueshëm interpretativ),të mos angazhohen në shfaqjet e TKK-se dhe në anën tjetër përmes prononcimeve publike i fyen ata duke i quajt te dështuar. Ky veprim i këtij vjedhësi skenik, i cili nuk ka kurrefar ndiesie per teatrin dhe skenen, perveqese shkatërrimin e te dyjave dhe dëmtimin e aktoreve me potencial interpretativ dhe intelektual te verifikuar te TKK-se, duhet të ndalet sa me pare qe energjinë e tij anti-artistike te zbraze me tutje ne kete institucion, përndryshe përgjegjësinë për këto veprime do ta marrin organet kompetente qe ligjërisht kane për detyre monitorimin dhe shkarkimin e tij.
Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës i bën thirrje të menjëhershme Këshillit Drejtues qe t’a shkarkoi nga detyra jo meritore qe mbanë për mese dy vite ketë njeri me precedent penal ( me plagjiaturën e te cilit tashme po merret prokuroria), i cili i ka shkaktuar këtij institucioni dem te pariparueshëm, sidomos ne dëmtim te imazhit ( duke vjedhur veprën skenike),ne krijimin e klaneve,dëmtimin e aktoreve te caktuar dhe shkatërrimin e repertuarit te TKK-se, ne mënyre qe detyrën e tij t’a marre nje udhehqes i ri artistik, i përgjigjeshe dhe i verifikuar profesionalisht.
Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar te Kosovës konsideron se kjo mënyre e veprimit te Agon Myftarit tejkalon te gjitha limitet e durimit njerëzor dhe mund te ketë pasoja te pandreqshme dhe te paparashikueshme, nëse nga organet kompetente nuk veprohet shpejt dhe me efikasitet, ngase profesioni i njeriut është atribut i shenjt dhe e drejta për ushtrim te tij është e drejt themelore e njeriut kategori kushtetuese dhe fondamentale, transmeton GazetaBlic