Sporti

Shoku i Leo Messit njofton për largimin nga Argjentina

10/12/2017 17:18
nga:L H

Mbrojtësi i Barcelonës dhe Argjentinës, Javier Mascherano ka zbuluar se ai do të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar pas Kupës së Botës, që zhvillohet verën e ardhshme.

Mascherano regjistroi paraqitjen e tij të 139-të këtë javë pasi Argjentina mundi Ekuadorin me rezultat 3-1, për të siguruar plasmanin në Rusi 2018.

Nëse nuk lëndohet dhe luan rregullisht, 33-vjeçari mund të thyejë rekordin e të gjitha kohërave për sa i përket paraqitjeve me Argjentinë. Momentalisht ky rekord mbahet nga legjenda e Interit, Javier Zanetti, i cili regjistroi 143 paraqitje me kombëtaren argjentinase.

Por, çfarëdo që të ndodhë në Rusi, ish-ylli i Liverpoolit, Javier Mascherano ka vendosur që t’i japë fund futbollit pas përfundimit të Botërorit.

Duke folur pas fitores ndaj Ekuadorit, ai tha për mediumin argjentinas SPORT, se do ta lë karrierën me kombëtaren pas Kampionatit Botëror.

“Historia mund të kishte mbaruar sot, por falë zotit nuk ndodhi kështu. Nëse shkoj në Rusi, atje do të jetë fundi i karrierës sime me Argjentinën. Jam i sigurt për këtë”, ka thënë Mascherano.

Mascherano deklaroi se objektivi i tij është fitimi i Kupës së Botës në Rusi.