Lajme

Shkupi proteston sot për Haradinajn

01/11/2017 09:10
nga:Gazeta Blic

Sot në orën 11:55 minuta para Ambasadës së Francës në Shkup do të mbahet një protestë kundër vendimit të shtetit francez për ndalimin e ish-kryeministrit të Kosovës dhe kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj nga policia franceze, pas një fletë-arresti të lëshuar vite më parë nga Qeveria e Beogradit.

Protesta, siç bëhet me dije nga një komunikatë drejtuar mediave, e ka organizuar shoqëria civile, siç janë profesorë, artistë, studentë, gazetarë si dhe bashkëluftëtarë të Haradinajt në betejat e UÇK-së.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në protestën paqësore të mërkurën në ora 11:55 para Ambasadës së Francës në Shkup në mbështetje të çlirimtarit Ramush Haradinaj për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij”, thuhet në komunikatën e Këshillit organizativ të shpërndarë për mediat.

08/21/2017 13:35

AAK nominon për kryetar të Vitisë, ish-kandidatin e LDK-së për deputet!