Cult

Shkrimtari i njohur ia refuzon çmimin ministrit Shala

03/17/2017 20:32
nga:R A

Ministria e Kulturës tek këtë të premte i ka ndarë çmimet e letërsisë, “Azem Shkreli”, që ishin paraparë të jepen më 17 shkurt, në ditën e pavarësisë së Kosovës.

E shkrimtari Eqrem Basha, mori  çmimin për Vepër Jetësore.

Çmimin për Kritikë/Ese “Ibrahim Rugova” e mori Gëzim Aliu, e atë për Prozë “Anton Pashku”, Majlinda Bregasi, për përkthim, “Pjetër Bogdanin” e mori Arben Atashi, e për veprën për fëmijë “Vehbi Kikaj” Fatmire Duraku.

Ndërsa për poezi u nderuan Demë Topalli e Avduallah Zeneli.

Mirëpo ky i fundin nuk mori pjesë në ceremoni.

Zeneli ka thënë se madje as nuk u ftua në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, dhe shton se shumica e laureatëve që u nderuan kësaj radhe, nuk janë meritor.

10/25/2017 20:42

Kujtim Shala ka një porosi për deputetët e Kuvendit të Kosovës