Fit&Sexy

Shkenca e konfirmon: Ky lloj ushtrimi ndihmon te depresioni

08/07/2017 23:37
nga:M H

Shkencëtarët thonë se ekziston një lloj ushtrimi, i cili ndihmon në përmirësimin e disponimit të keq, tek ankthi, por edhe në situata stresuese – me një fjalë ai e mposht depresionin.

Duke analizuar studime të shumta, ka ardhur deri te përfundimi se joga ka efekt shërues te njerëzit që kanë probleme me depresion. Njëri nga studimet, i kryer në qendrën ushtarake-medicinale në San Francisko, ka dëshmuar se veteranët, të cilët kanë praktikuar jogën dy herë në javë, pas tetë javësh kanë pasur dukshëm më pak probleme, transmeton KosovaPress.

“Joga po bëhet gjithnjë e më e popullarizuar në Perëndim dhe shumë anëtarë të saj si arsye kryesore për shkak të të cilës vendosin për orët e jogës përmendin stresin, por edhe problemet mentale”, ka thënë autorja e studimit, Linzi Hopkins. Studimi i dytë, i kryer në Universitetin Alient në San Francisko, ka treguar se gratë e moshës 25 dhe 45-vjeç, të cilat kanë ndjekur orët e jogës dy herë në javë, pas tetë javësh kanë pasur më pak simptoma të depresionit për dallim nga gratë që ishin në listën e pritjes për orët e jogës.

Studimet, të cilat kanë mbuluar spektrin e gjer të plakjes dhe profesioneve të dyja gjinive, zbuluan se ekziston një korrelacion pozitiv ndërmjet praktikimit të jogës dhe uljes së simptomave të depresionit.

“Jogën mund ta rekomandojmë në kombinim me qasjet standarde, të cilat i ofron terapeuti i licencuar”, ka thënë Hopkins.

12/08/2017 06:56

Qumështi i gjirit mbron foshnjat nga alergjitë!