Lajme

Shenoll Muharremi: Zona Ekonomike Rajonale s’ka lidhje me Jugosllavi dhe është një mundësi e mirë për Kosovën!

07/13/2017 14:59
nga:Gazeta Blic

Eksperti i fushës së Integrimeve Evropiane, Shenoll Muharremi, në një intervistë për “Gazeta Blic” vlerësoi se Kosova nuk do të jetë përfituese e madhe e marrëveshjes së nënshkruar në Samitin e Triestës nga lideret e rajonit dhe BE për Ekonomi Rajonale,  si rezultat i mungesës së konkurrencës ekonomike në krahasim me vendet fqinjë.

Zona Ekonomike Rajonale, marrëveshje kjo e nënshkruar gjatë ditës së djeshme sipas Muharremit ka për qëllim krijimin e një ambient të mire për biznesbërjen në rajon si dhe në rritje ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Ky njohës i Integrimeve Evropiane, po ashtu vlerëson se prania e vendit tonë në zona dhe forume të tilla do të ndikojë që Kosova të afrohet më shumë drejtë Bashkimit Europian.

Më poshtë mund ta lexoni intervistën e plotë:

Gazeta Blic: Muharremi, ka zëra dhe mendime në Kosovë që thuhet se Zona Ekonomike Rajonale e nënshkruar në Summitin e Triestës nga lideret e rajonit dhe BE po krijon një Jugosllavi të re?

Muharremi: BE po përkrahë politikisht, teknikisht dhe financiarisht krijimin e një ambienti të mirë për biznisbërje në rajon me qëllim të ndikimit në rritjen ekonomike dhe gjenerimin e punësimit. Siç e dini, papunësia në rajon, sidomos në mesin e të rinjëve është kronike dhe më e larta në Europë. Andaj, krijimi i Zonës Ekonomike Rajonale  ka të bëjë me një tentim të krijimit të kushteve për thithje të Investimeve të Huaja Direkte me qëllim që të gjenerohet rritje dhe punësim. 

Gazeta Blic: Çfarë është konkretisht Zona Ekonomike Rajonale?

Muharremi: Sipas temave që janë pajtuar, pra fjala është për thellim të tregtisë, programe që stimulojnë investimet private si dhe gjenerimin e mobilitetit dhe zbatimin e një agjende digjitale që do e lehtësonte levizjen e punëtorëve, bizneseve dhe akademikëve dhe studentëve. Pra praktikisht, që një kompani psh Gjermane hipotetikisht të këtë laverdi të investoj në Prishtinë për shkak se nëse këtu nuk ka një shkathësi specifike të punëtorëve ata të jenë në gjendje ti marrin nga Tirana e Shkupi.

Gazeta Blic: Çka do të përfitoëj Kosova? A është kjo diçka politike?

Muharremi: Këtu sigurisht që përfitojnë vendete që kanë konkurrencshmëri më të theksuar. Kosova fatkeqësisht është me jo konkurrente sesa vendet fqinjë dhe me gjasë ka gjasa të përfitojë me pak për momentin. Siç po shifni, agjendë kryesore në Kosovë nuk është rritja e konkurrecshmërisë së ekonomisë sonë, por përfitimet individuale të politikanëve. Si të bëhen ministra e kryeminstra, e jo si të bëhemi vend atraktiv për investime të huaja… Sigurisht që nuk është aspak politike dhe nuk është një ‘Jugosllavi’ e re. Po shifen disa zëra në vend që po krijojnë konfuzion dhe mjegull, por janë zëra injorante kryesisht. Ne s’kemi çka të frikësohemi nga kjo. Friga jonë e vetme është që nuk po kontriboujmë në zhvillim të vendit dhe ekonomisë në mënyrë që të përfitojnë nga këto mekanizma që po krijohen për rritje ekonomike dhe gjenermin të punësimit dhe shtim të mundësive dhe zgjedhjeve.

Gazeta Blic: A zëvëndëson kjo Anëtarsimin në  BE?

Muharremi: Absolutisht jo. Kjo inciativë është zhvilluar në kontekst të Agjendëse Lidhshmërisë  që në fokus ka përmirsimin e infrastruktirës, ekonomisë dhe intensifikimin e kontaktëve me biznese dhe njerëzve në rajon.  Çdo progres në këtë agjendë është edhe progres drejtë Anëtarësimit në BE. Për të marrë pjesë në këto zona dhe forume duhet ndërmarrë reforma dhe veprime që janë krejtësisht në harmoni me standardet dhe politikat e BE-së. Andaj, sa më shumë thellohet Kosova në keto agjenda aq më shumë afrohet drejtë Bashkimit Europian.

11/07/2017 08:22

Marrëveshja që përçau skenën politike në Kosovë